Janë zhvilluar sot 6 nga 8 ndeshjet e turit të dytë eliminator të Kupës së Shqipërisë, 3 ndeshje të Grupit A dhe 3 të Grupit B. Tirana është eliminimi i bujshëm i këtij turi. Kampionët në fuqi janë mundur pas 120 minutash lojë nga Korabi, që kalon më tej falë një goli të Skukës. Mungesat nuk janë justifikim për Tiranën, ku ky eliminim i turpshëm me siguri do të ketë pasoja.
Edhe Bylisi i Superiores është eliminuar nga Dinamo e Kategorisë së Parë, që ka fituar 1-2 në Ballsh, duke treguar se po kthehet në kohët e dikurshme. Në Grupin A, Teuta ka shënuar fitoren më të thellë, 5-0 ndaj Kastriotit.
Në Grupin B, Kukësi është gjendur në vështirësi, pasi pësoi një gol nga Besa në pjesën e parë, por përmbysi gjithçka në të dytën me golat e Limajt dhe Ibrahimit. Skënderbeu mundi me lehtësi Pogradecin fqinj, 3-0, kurse Partizani u mjaftuar me golin e Braun ndaj Apolonisë, një ndeshje e luajtur në qytetin e Pogradecit.
Dy ndeshjet e tjera, Vllaznia-Elbasani në Grupin B luhet të premten, kurse Laçi-Egnatia në Grupin A luhet të shtunën.
Kupa e Shqipërisë:
Grupi A
Tirana-Korabi 0-1
Teuta-Kastrioti 5-0
Bylis-Dinamo 1-2
Grupi B
Kukësi-Besa 2-1
Skënderbeu-Pogradeci 3-0
Partizani-Apolonia 1-0
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje