Dy nga katër skuadrat gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë do të kenë në dorë sot në mbrëmje një biletë për finalen e këtij komopeticioni. Në orën 17:00 zhvillohen ndeshjet e kthimit dhe kualifikimi është i hapur si në çiftin Tirana-Luftëtari, ashtu edhe në atë Skënderbeu-Kukësi. Në letër janë të favorizuar Tirana, sepse ka barazuar pa gola në transfertën e Gjirokastrës dy javë më parë, dhe Kukësi që ka fituar 2-1 në fushën e tij.
Drejtuesit e Skënderbeut kërkojnë me ngulm Europën, si nga kampionati, ashtu edhe nga Kupa, ku nëse kualifikohen sot, kanë vetëm një ndeshje për të realizuar objektivin. Do të ishte mënyra më e mirë, në fakt, sepse do të realizohej me një trofe të fituar. Por sigurisht që do të jetë e vështirë, sepse përballë është Kukësi, që dështoi për titullin kampion dhe tani kërkon me çdo kusht të fitojë Kupën e Shqipërisë. Goli i Bregut në ndeshjen e parë mban gjallë shpresat e korçarëve, që mund të kalojnë edhe me një gol të shënuar, por pa pësuar. Favori i Skënderbeut në këtë ndeshje është tifozëria, që pritet të mbushë shkallët e stadiumit.

Situatë e kundërt në “Selman Stërmasi”, ku luhet pa tifozë për shkak të dënimit të Tiranës nga Komisioni i Disiplinës. Përballë Luftëtarit surprizë, që në këtë ndeshje pritet të zbresë në fushë me ndryshime në formacion, pasi trajneri Julian Ahmataj mendon më shumë për kampionatin, Tirana ka shanse më të mëdha për t’u kualifikuar. Skuadra e trajnerit Ardian Mema duhet të shënojë, sepse barazimi me gola do ta nxirrte jashtë kompeticionit, ndërsa barazimi 0-0 do ta çonte ndeshjen në shtesë. Finalja e Kupës së Shqipërisë do të zhvillohet më 30 maj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje