Luhen sot ndeshjet e kthimit të turit çerekfinal të Kupës së Shqipërisë. Tirana e ka të sigurt një “biletë”, pas fitores 5-1 në ndeshjen e parë ndaj Besëlidhjes. Lezhjanët e kanë të pamundur ta përmbysin këtë rezultat dhe 90-minutëshi i sotëm është thjesht një miqësore luksi për ta. Me sa duket, përveç titullit kampion në Superiore, Tirana ka ambicie edhe në Kupën e Shqipërisë dhe shanset për “bis” i ka mjaft të mëdha.
Thuajse i kualifikuar për në turin tjetër është edhe Kukësi. Skuadra e vendit të dytë në Superiore pritet ta ketë të lehtë ndaj Apolonisë së Kategorisë së parë, të cilën e ka mundur në Fier 1-2, edhe pse më vështirësi. Kukësi mbylli bojkotin njëditor dhe pritet që të marrë një fitore morali në ndeshjen e sotme, pas humbjes 2-0 në kampionat ndaj Laçit. Kupa është një mundësi e mirë që kuksianët ta mbyllin sezonin me një trofe të fituar.

Dy ndeshje më të balancuara, me kualifikim të hapur, janë Teuta-Vllaznia dhe Skënderbeu Bylis. Teutës, pas barazimit 2-2 në Shkodër, i mjafton edhe një barazim pa gola, ose 1-1 në stadiumin “Niko Dovana”. Skënderbeu duhet të përmbysë humbjen e ndeshjes së parë në Ballsh, 1-0, i njëjti rezultat që këto skuadra regjistruan edhe në kampionat, në një ndeshje të shoqëruar me shumë polemika nga korçarët për shkak të lojës së ashpër të ballshiotëve. Ndeshjet luhen të gjitha në orën 16:30.
Kupa e Shqipërisë
Çerekfinalet, ndeshjet e kthimit
Besëlidhja-Tirana (1-5)
Kukësi-Apoolonia (1-2)
Skënderbeu-Bylis (0-1)
Teuta-Vllaznia (2-2)
Shënim: Në kllapa, rezultatet e ndeshjeve të para
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje