Futboll

Kupa “Nënë Tereza” tërbon serbët, e quajnë skandal ballkanik

Edhe pse nuk ështe ende një kupë zyrtare, por një projekt, “Nënë Tereza” ka sjellë reagimin e menjëhershëm të serbëve, të cilët e quajnë organizimin e këtij kompeticioni një skandal ballkanik. Pasi u bë publik lajmi se FSHF-ja dhe FFK-ja kanë në plane organizimin e një kupe të përbashkët mes ekipeve shqiptare e kosovare, të quajtur “Nënë Tereza”, shtypi serb ka mbajtur qëndrim.

“Kurir” e trajton organizimin e një kupe mes Shqipërisë dhe Kosovës si një skandal të madh. E përditshmja serbe sjell në vëmendje fjalët e presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademit, sidomos pjesën ku ai flet për kerkesën që do t’i bëhet UEFA-s që ekipi fitues të marrë pjesë edhe në kampeticionet europiane. “Skandal ballkanik! Shqiptarët kërkojnë të organizojnë një kupë me klube nga Kosova dhe Shqipëria dhe kërkojnë një vend në kupat e Europës!” ky është titulli i artikullit për çështjen në fjalë.

Presidentët e dy federatave, Agim Ademi dhe Armand Duka, presin përgjigjen e UEFA-s për projektin e tyre për kupën “Nënë Tereza”, që do të përfshinte skuadra shqiptare shqiptare dhe kosovare dhe do të zhvillohej në mesjavë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë