Politike

Kurti heq taksën 100 për qind për lëndën e parë nga Serbia

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin që i hap rrugë heqjes së taksës 100 për qind të importit të lëndëve të para nga Serbia dhe Bosnje Hercegovina.

Lajmi është dhënë nga Albin Kurti përmes rrjeteve sociale.

“U votua me 10 vota për dhe 2 abstenime Vendimi për të liruar nga tarifa 100 % importin e lëndës së parë nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina. Sonte, nga ora 24:00 do të hapen gjashtë pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, 1, 31, 3, 4, 5 dhe 6, për importimin e lëndës së parë”, shkruan Kurti.

Kryeministri i Kosovës thotë gjithashtu se se duke filluar nga muaji prill nisin të vihen në punë masat e recoprocitetit që zëvendësojnë tarifën 100 për qind.

“Deri më 1 prill Qeveria e Kosovës do të nxjerr një vendim tjetër për vënien e masave të reciprocitetit në vend të tarifës 100%”, vijon ai.

Heqja e taksës 100 për qind është një prej kërkesave të vendosura nga Isa Mustafa dhe Lidhja Demokratike e Kosovës që të tërhiqet nga mocioni i mosbesimit për Qeverinë “Kurti”. Dy kërkesat e tjera janë anulimi i vendimit që shkarkon ministrin e Brendshëm, Agim Veliu dhe kërkesa e faljes nga ana e Albin Kurtit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë