Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i shoqëruar nga një grup deputetësh të Kuvendit të Shqipërisë u pritën në një takim të veçantë në Prishtinë nga Kryeministri i Kosovës Albin Kurti.
Pas takimit, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se u diskutua rëndësia e bashkëpunimit të marrëveshjeve ndërmjet dy qeverive, në veçanti marrëveshjet e fundit në Elbasan.
“Edhe Kuvendet tona respektive do të mund të japin kontributin e tyre, duke kërkuar llogaridhënie nga qeveritë se çfarë kemi bërë për të zbatuar marrëveshjen, por njëkohësisht edhe për t’u harmonizuar e sinkronizuar sa më shumë në arenën ndërkombëtare përsa i përket politikës së jashtme. Ne Kosovë partitë politike nuk kanë dallime, sa i perket çështjes së Kosovës, por natyrisht nuk kanë as dallime persa i përket çështjes së Shqipërisë, ndaj kjo e perbashkët e jona duhet të bëhet më funksionale dhe më aktive”, deklaroi Kurti.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje