Bota

Kush do të fitojë? Trump dhe Biden kokë më kokë në shtetet kyçe – Harta e rezultateve në kohë reale

Zgjedhjet presidenciale në SHBA duket se kanë bërë botën të mbajë frymën, ndërkohë që si aleatët ashtu dhe armiqtë e Amerikës, po presin më padurim të mësojnë se kush do të jetë presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Me mbylljen e votimeve në pjesën më të madhe të Shteteve të Bashkuara, kanë dalë edhe projeksionet e parë, të cilat i japin presidentit Trump përparësi në disa shtete kyçe, edhe pse Biden këmbëngul se është në rrugën e tij drejt fitores.

Deri më tani demokrati Joe Biden, 77 vjeç, ka marrë 50% të votave të numëruara dhe Trump 48.4% të votave, por gara në shtetet kryesore të fushës së betejës të nevojshme është shumë e ngushtë.

Gara mes Presidentit Trump dhe rivalit Biden vazhdon të jetë e ngushtë dhe është ende e paqartë se kush do të jetë fitues. Në disa shtete kyçe mund të duhet disa ditë për të numëruar të gjitha votat.

Janë 9 shtete që ende është vështirë të përcaktohet fituesi, Xhorxhia, Karolina e Veriut, Pensilvania, Miçigan, Uiskonsin, Mejn, Arizona, Nevada dhe Alaska.

Presidenti ka siguruar tashmë fitore në Ohajo, Ajova, Teksas dhe në shtetin e rëndësishëm të Floridës me 29 vota elektorale, ndërsa zoti Biden kryeson në shtetin e Arizonës. Disa rrjete televizive në Amerikë parashikojnë fitoren e zotit Bajden në Arizona. Zëri i Amerikës nuk e ka nxjerrë ende parashikimin për këtë shtet për shkak të afërsisë së numrit të votave. Në se rezultati në Arizona qëndron, do të ishte hera e parë që nga 1996 që fitohet nga demokratët. Zoti Biden ndërkohë ka fituar edhe një votë elektorale në Nebraska, që në 2016 kishte shkuar për zotin Trump.

Shtetet kyçe që pritet të përcaktojnë garën, janë ato të Pensilvanisë, Miçiganit dhe Uiskonsinit. Për shkak të pandemisë së koronavirusit, një numër rekord votash u hodhën me postë dhe numërmi i tyre ka bërë që procesi të zgjatet në kohë.

Donald Trump, i cili po mundohet të shmangë kthimin në presidentin e parë në detyrë që nuk merr një mandat të dytë, që nga George W.Bush në 1992, fitoi atë që cilësohej si shteti që do të përcaktonte fatin e zgjedhjeve, Floridën me 29 vota elektorale si edhe Ohion, i cili ka luajtur një rol po aq të rëndësishëm në presidenciale.

Votimi rekord i hershëm është nxitur nga pandemia e koronavirusit, duke e bërë pjesëmarrjes në zgjedhje më të lartën në më shumë se një shekull. Zyrtarët do të numërojnë më pas 100 milionë vota postare.

Por edhe pse miliona vota legjitime janë për t’u numëruar, Donald Trump duket se ka shpallur një fitore të hershme.

“Sinqerisht ne i fituam këto zgjedhje,” tha presidenti duke folur nga Shtëpia e Bardhë, duke sugjeron edhe pse pa prova se procesi u minua nga “mashtrime” zgjedhore. “Ky është një turp për vendin tonë,” thotë ai, duke shtuar se planifikon të shkojë në Gjykatën e Lartë për të luftuar rezultatet e zgjedhjeve.

Duke marrë një ton triumfues, Trump njoftoi se po bëhej gati të shpallte fitoren e tij të madhe të natës në Florida, ku mori 51% të votave të numëruara.

Edhe pse Florida u fitua nga Trump, ka akoma  shumë shtete kyçe që mbajnë në dorë fatin e zgjedhjeve. Presidenti ka marrë Teksasin, me 38 vota elektorale, i cili, edhe pse njihet si bastioni më i fuqishëm i republikanëve, parashikohej të lëkundej.

Sytë e Biden u kthyen nga shtetet perëndimore ku demokratët fitonin gjithmonë, por Hillary Clinton humbi në 2016. Ato përfshijnë Michiganin, Uisconsin dhe Pensilvaninë.

Por Trump ka marrë deri më tani Pesilvaninë me gati 56% të votave të numëruara dhe Uisconsin me 51% të votave.

Në garën për të marrë 270 votat e kolegjit elektoral të nevojshme për të fituar Shtëpinë e Bardhë, Joe Biden aktualisht parashikohet të fitojë 224. Trump parashikohet të fitojë 213.

Siç edhe pritej, demokratët me gjasë do të ruajnë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve. Ndërkaq kontrolli i Senatit nga republikanët është i pasigurt, pasi rezultati i disa garave për Senatin në të gjithë vendin nuk është shpallur ende.

Biden ka kërkuar durim dhe dëshiron që të gjitha votat të numërohen. Presidenti, ndërkohë, tha se ai do të korrë një “fitore të madhe” dhe akuzoi demokratët se po përpiqen të “vjedhin zgjedhjet”.

Sipas numerimeve të deritanishme, shteti i parë që Presidenti Donald Trump ka fituar ishte Kentaki dhe më pas Indiana, ndërsa demokrati Joe Biden ka fituar në Vermont. Shteti i Indianës ka 11 vota elektorale, shteti i Kentakit ka 8 dhe shteti i Vermontit ka 3. Zakonisht këto shtete votojnë për republikanët, megjithëse në vitin 2008 Indiana votoi për ish-Presidentin Barack Obama.

Demokrati Biden mori Masaçusets ,me 11 vota elektorale dhe Merilend me 10 vota elektorale. Trump ndërkohë mori Oklahoman me 7 vota elektorale dhe Biden në Delauer me 3. Ish-nënpresidenti mori më pas Nju Jorkun, Nju Xhersin, Uashington DC, me nga 29, 14 dhe 3 vota respektivisht. 

Biden po fiton në shtetin Kënektikat me 7 vota elektorale dhe atë të Kolorados me 9 vota elektorale. Trump ndërkohë ka marrë shtetet e Alabamas, Arkansas, Dakota e Jugut dhe Tenesi. Alabama ka 9 vota elektorale, Arkansas 6, Dakota e Jugut 3 dhe Tenesi 11.

Trump mori edhe Mizurin me 10 vota elektorale, Karolinën e Jugut me 9 vota elektorale, Virxhinian Perëndimore me 5 vota.

Biden merr nga ana tjetër shtetet e Ilinois me 20 vota dhe Nju Meksiko me 5 vota elektorale.

Trump fitoi 3 vota elektorale në Nebraska, e cila ka të ngjarë të  kthehet në një nga shtetet e fushë-betejës, pasi Biden mori një nga votat elektrorale. Nebraska ka 5 vota elektorale, por në këtë shtet ato ndahen. Fituesi i votës popullore në shtet merr 3 ndërsa 2 të tjerat i merr fituesi i votës popullore në secilën zonë zgjedhore. Dy votat e mbetura ende nuk janë vendosur.

Biden fiton sipas të dhënave bastionet blu si Kalifornia,  me 55 vota elektorale, Oregonin dhe Uashingtonin me12 vota.

Trump fiton nga ana tjëtër në Ohajo me 18 vota elektorale, Ajdaho me 4 dhe Luiziana me 8 vota elektorale.

Biden fiton në Virxhinia me 13 vota elektorale dhe Nju Hampshër me 4 vota elektorale

Trump fiton Kansasin me 6 vota dhe shtetet Juta me 6 vota elektorale, Uajoming me 3 vota dhe Dakota e Veriut me 3 vota elektorale. Ai merr sipas projeksiioneve edhe shtetin e Montanas, me 3 vota elektorale.

Ai iu drejtua mbështetësve në Twitter: “Ne jemi shumë më përpara por ata po përpiqen të vjedhin zgjedhjet. Ne nuk do t’i lejojmë ata kurrë ta bëjnë këtë. Votat nuk mund të hidhen pasi të jenë mbyllur qendrat e votimit.

Kundërshtari i tij pritet të fitojë Rhode Island me 4 vota elektorale, ndërsa presidenti shtetin e Iowa, me 6 vota elektorale.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë