Përveç pankartave që e lidhnin qeverinë me krimin e organizuar, sot në protestë u vunë re edhe disa të udhëheqësit autoritar të Venezuelës, Nikolas Maduros. Opozita e ka krahasuar vazhdimisht Kryeministrin Edi Rama me diktatorin venezuelian, duke deklaruar se ashtu si Maduro, edhe ai po qeveris në mënyrë diktatoriale.
Por kush është Nikolas Maduro dhe pse e gjithë bota perëndimore është bashkuar kundër tij?
Karizmatik, socialist i egër dhe udhëheqës i pamëshirshëm. Maduro ka shtypur me dhunë shumë nga protetstas kundër tij, duke qëlluar për vdekje qindra qytetarë dhe duke përndjekur kundërshtarët politikë. Në foton e tij të profilit në rrjetin social Facebook, ai mban një foto me flamurin e personazhit të njohur historik turk, Ertugrulin, por pas aleancat e tij politike nuk shkojnë shumë larg, pasi Maduro njihej për marrëdhëniet e mira me Erdoganin.
Por situata duket se doli jashtë kontrollit, pas dhunës së ushtruar nga qeveria disa javë më parë, kur 14 persona u qëlluan për vdekje gjatë protestave në kryeqytet, ndërkohë që udhëheqësi i opozitës e shpalli veten president të vendit. Shqipëria ishte e dyta pas Kosovës që iu bashkua nismës së Shteteve të Bashkuara për të njohur Juan Guaidon si presidentin përkohshëm i Venezuelës, duke dënuar udhëheqjen e Maduros.
Edhe pse e fundit, kjo protestë nuk ishte e para, pasi udhëheqësi autoritar është përballur gjatë dy viteve të fundit me protesta masive, rënien e vlerës së monedhës vendase, krizës së urisë dhe rritjen e presionit të jashtëm për që të largohet nga posti.
Edhe ose populli jeton në kushte miserabël, Maduro është pasuruar gjithnjë e më shumë falë kapjes së parave të gatshme të prodhuara nga industria e naftës në Venezuelë.
Maduro u zgjodh president i Venezuelës në prill të vitin 2013 dhe ka arritur të përçajë opinionin publik pothuajse aq shumë sa paraardhësi i tij, Hugo Chavez.

Që nga marrja e pushtetit, ai është akuzuar për minimin e demokracisë dhe shkeljen e të drejtave të njeriut, duke e zhytur Venezuelën në një krizë të rëndë ekonomike.
Ai alarmoi opinion ndërkombëtar në vitin 2017, kur nisi vala më e madhe e protestave anti-qeveritarë,duke vrarë më shumë se 60 manifestues brenda një ditë.
Administrata Trump thotë se zoti Maduro po drejton një “diktaturë shkatërruese”, por presidenti duket se ka gjetur një “shpatull” për t’u mbështetur tek liderë si Erdogani dhe Putini.
Lëvizja më e madhe e Maduros për të kapur pushtetin erdhi në 2017-ën, kur rishkroi kushtetutën duke i dhënë vetes fuqi të reja ligjore për të anashkaluar dhe shpërndarë Asamblenë Kombëtare të udhëhequr nga opozita. Megjithatë, pas rizgjedhjes së tij në janar Maduro u gjend totalisht i izoluar nga bota.

Edhe pse tani 55-vjeçari është një nga liderët më autoritarë në botë, ai e nisi karrieën e tij si shofer autobusi dhe pasi shërbeu si këshilltar i ish-presidentit Caves u bë ministër i Jashtëm në kohën e tij.
Maduro është përballur me një krizë të rëndë ekonomike të nxitur nga rënia e çmimit të naftës, që i siguron Venezuelës më shumë se 90% të të ardhurave të saj të huaja. Por pavarësisht hiperinflacionit dhe emigracionit masiv, ai i është përmbajtur politikave ekonomike të Chavezit dhe ka fajësuar elitat lokale për krizën e brendshme.

Për shumë ekspertë, Maduro është tanimë një nga mbrojtësit më të ashpër të socializmit. Edhe pse pjesa dërrmuese e qytetarëve mbështetin liderin e opozitës, Maduro vazhdon të ketë një rreth mjaft besnike përkrahësish.
Ditët e fundit është përfolur se Maduro po humbet kontrollin e ushtrisë dhe se mund të arratiset tek miku i tij më i mirë, presidenti Erdogan.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)







Lini një Përgjigje