Futboll

Kush është pasardhësi i Mesit te Barcelona? Mediat spanjolle flasin për Kutinjon

U përfol se do të largohej, por brazilianit Filip Kutinjo, nga raportimet e fundit nga Spanja, mësohet se i është ofruar fanella me numrin 10, pas largimit të bujshëm të Leonel Mesit këtë verë.

“Mundo Deportivo”, raporton se trajneri Kuman, po mendon t’i japë lojtarit edhe një shans.

29-vjeçari pritet të mbajë numrin 10 të Mesit, i cili e mori atë nga Ronaldinjo 13 vjet më parë.

Kutinjo më herët mbante numrin 14 kurse tani është pa numër për shkak se numri i është dhuruar Rei Manajt.

Momentalisht janë vetëm dy numra të lira te skuadra e Barcelonës dhe ato janë numrat 10 dhe 25.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë