Ne rrjet

Kush janë 7 kandidatët për president në Malin e Zi?

Në Mal të Zi po zhvillohet fushata për zgjedhjet presidenciale. Janë shtatë kandidatë që u paraqitën për garën e 19 marsit.

Millo Gjukanoviç është presidenti aktual i Malit të Zi. Ai është udhëheqës i Partisë Demokratike të Socialistëve. Kjo parti, tani në opozitë ka qeverisur nga viti 1990 deri në vitin 2020.

Gjatë kësaj periudhe, Mali i Zi ka shpallur pavarësinë dhe ka hyrë në NATO. Gjukanoviç ka qenë shtatë mandate kryeministër dhe dy mandate president.

Andrija Mandiç është kandidat i fronit demokratik pro-rus i cili udhëheq shumicën parlamentare. I afërt me autoritetet e Serbisë dhe presidentin Aleksandër Vuçiç, ai është dënuar për përpjekje për rrëzimin e dhunshëm të qeverisë malazeze, më 2016.

Dënimi nuk ka qenë i plotfuqishëm dhe rasti është kthyer në gjykatë.

Jakov Millatoviç nga lëvizja “Evropa tani” është ish-ministër i ekonomisë, bashkëautor i programit për “rritjen e pagave”. Në zgjedhjet e tetorit 2022 në Podgoricë siguroi postin e kryebashkiakut.

Aleksa Beçiç është ish-kryetar i Kuvendit dhe udhëheqës i demokratëve të cilët bashkë me Frontin Demokratik dhe Lëvizjen Ura formuan qeverinë në vitin 2020.

Beçiç shpalli kandidaturën pasi “Evropa tani” e refuzoi koalicionin me demokratët.

Goran Danilloviç është kandidat i “Malit të zi të Bashkuar”. Kjo parti pro-serbe zotohet për tërheqjen e njohjes së Kosovës dhe heqjen e sanksioneve kundër Rusisë.

Mandiç, Millatoviç, Beçiç dhe Danilloviç janë të afërt me Kishën Ortodokse Serbe.

Draginja Vuksanoviç Stankoviç është deputete e partisë opozitare Socialdemokrate” me orientim pro-malazez.

Kandidaturën e dorëzoi edhe Jovan Jonxhir Radulloviç, i njohur për numrin e madh të ndjekësve në mediat sociale.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë