Bota

Kush nuk vaksinohet në Maqedoni, nuk do të marrë trajtim falas kundër Covid-19

 “Kush nuk pranon që të vaksinohet, nuk do të ketë shërbim falas nëse infektohen me Covid-19″. Ky është një nga opsionet që autoritetet shëndetësore në Maqedoninë e Veriut po shqyrtojnë të vendosin nga muaji shtator. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, tha se qeveria do të ndërmarrë një fushatë mbi rëndësinë e vaksinimit të popullatës.

“Tani vendosim theks të fuqishëm në fushatën për rëndësinë e vaksinimit ja dhe vaksinimi në terren i cili do të fillojë të hënën. Theks të veçantë vendosim në komunën e Shuto Orizares, si dhe vendeve të tjera rurale nëpër qytete tjera të vendit”, deklaroi Filipce.

Vendi fqinj kanë marrë sot 100.000 doza të vaksinës Astra&Zeneca donacion nga Greqia. Numri i qytetarëve të vaksinuar me dy doza deri më sot është rreth 250.000 mijë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë