Ne rrjet

Kush po i vret miliarderët e kriptomonedhave?

Nga Gazeta ‘SI’ – Themeluesi i Amber Group, Tiantian Kullander, është biznesmeni i radhës i kriptove që ka vdekur në mënyrë misterioze.

Tiantian Kullander vdiq papritmas në gjumë, në moshën 30-vjeçare. Tregu i kriptomonedhave me perspektivë të dobët, dëmtoi firmën e tij që iu desh të shkurtonte 10% të stafit më herët gjatë vitit. Së fundmi, firma njoftoi dhe se kishte qenë pjesëmarrëse aktive e platformës së sapofalimentuar, FTX. Nuk dihet ende nëse vdekja e tij lidhet me ngjarjet e lartpërmendura.

Gjithsesi ai nuk është i vetmi me të njëjtin fat.

Çështja e çuditshme e Kullander

Tiantian Kullander

Komuniteti i kriptove është tronditur së fundmi nga vdekja e Kullander, i njohur dhe si TT. Biznesmeni nga Hong Kong, që më herët punonte në Morgan Stanley dhe Goldman Sachs, nuk njihej të kishte ndonjë sëmundje nga e cila vuante.

Kompania e tij, Amber Group, e vlerësuar dikur me 3 mld dollarë, u godit rëndë gjatë “dimrit të kriptove”.  Kur ai pushoi nga puna një pjesë të stafit, tha se “Aktualisht po reduktojmë rolet me prioritet më të ulët duke pasur parasysh kushtet e tregut dhe po rrisim numrin e punonjësve në rolet me prioritet më të lartë”.

Amber Group kishte lidhje të forta me gjigandin FTX që u mbyll pak ditë më parë pas një kolapsi skandaloz. Por përfaqësues nga Amber njoftuan se ekspozimi prej 10% ndaj FTX nuk përbënte rrezik të madh për kompaninë.

Shumë kolegë të Kullanderit i shprehën ngushëllimet familjes së tij. Annabelle Huang, një partnere menaxhuese në Amber Group, tha: “Kam humbur një mik të dashur që më ka ndryshuar jetën, ndër shumë të tjera, në mënyra që ai nuk e dinte.”

Amber Group e përshkroi TT si një “udhëheqës i respektuar, bashkëshort i përkushtuar, një baba i dashur dhe një mik i egër”. Vdekja e tij është një “tragjedi dhe mendimet dhe lutjet tona janë me familjen e tij”, shtoi firma e kriptove.

Helikopteri i Taran u rrëzua

Vyacheslav Taran

Një tjetër vdekje misterioze është ajo e Vyacheslav Taran. 53-vjeçari rus humbi jetën e tij pasi helikopteri i tij u rrëzua në Zvicër. Aksidenti ndodhi në mot të mirë dhe pasagjeri i tij vendosi të mos fluturonte me të në moment të fundit.

 Agjencia e lajmeve në Ukrainë, UNIAN, e përshkruan Taran si “miliarderi i kriptove që kishte lidhje të ngushta me Shërbimin e Inteligjencës së Jashtme Ruse. Disa raporte lanë të kuptohet se ai mund të kishte qenë pjesë e një agjencie spiunazhi dhe ishte përgjegjës për “pastrimin e fondeve ruse përmes një sistemi  kriptomonedhash”.

Miliarderi la pas gruan dhe tre fëmijët, me të cilët jetonte në Monaco prej 10 vitesh. Libertex, platforma që ai drejtonte, shprehu ngushëllimet për vdekjen e tij.

Mushegian gjithashtu ka vdekur

Nikolai Mushegian

Nikolai Mushegian u mbyt në detin e San Huan në Porto Rico, pasi notoi në një zonë të rrezikshme. Vdekja e tij erdhi disa ditë pasi ai shkruajti në Twitter “CIA dhe Mossad dhe elita e pedofilëve po drejtojnë një lloj rrjeti shantazhi të trafikimit seksual jashtë Puerto Rikos dhe ishujve të Karaibeve.” Ai gjithashtu pretendoi se ato agjenci do ta “torturonin atë deri në vdekje”.

Komuniteti i kriptove reagoi shpejt duke ngritur dyshimet se ai ishte vrarë dhe jo mbytur. Një përdorues i Tëitter me emrin “Smoky Bear”, shkroi: “Ai shkroi 3 ditë më parë për CIA, Mossad dhe elitën e pedofilëve dhe frikësohej për jetën e tij. Dje u gjet i vdekur. Elita e tyre është e vërtetë. Pse Epstein vrau veten?”

Trupi i 29-vjeçarit u gjet me rroba veshur dhe portofolin me vete.

Vdekja e miliarderit rumun

Mircea Popescu

Pas në vitin 2021, industria e kriptove u shokua nga lajmi se miliarderi rumun i kriptove, Mircea Popescu, i njohur dhe si “babai toksik i kriptove”, u mbyt në Kosta Rika.

41-vjeçari, që kishte krijuar imazhin e tij në postet raciste dhe seksiste, ishte ndër të parët që u mor me Bitcoin dhe la 2 mld dollarë kripto kur vdiq.  Sipas lajmeve ato asete janë të humbura pasi askush nuk kishte akses tek ato përveç Popescu.

Popescu thuhej se u “përfshi nga rryma dhe vdiq në vend”. Vdekja e tij që atëherë është konfirmuar nga tre gra që thuhet se ishin të afërta me të, megjithëse të tjerët kanë ngritur pikëpyetje nëse ai ka vdekur me të vërtetë.

Rasti i themeluesit të QuadrigaCX

Gerald Cotten

Dhe sigurisht të gjithë e dinë për vdekjen famëkeqe në kripto. Në dhjetor 2018, themeluesi i QuadrigaCX, Gerald Cotten vdiq në Indi, ndërkohë që ishte në muajin e mjaltit.

Cotten thuhet se kishte nënshkruar një testament vetëm disa ditë para vdekjes së tij që të ishte i vetmi person që kishte akses në një pasuri të kriptove me vlerë miliona. Rrethanat rreth vdekjes së tij tërhoqën aq shumë vëmendje sa Netflix e ktheu historinë në një dokumentar.

Deri më sot, pasuria prej gati 170 milionë dollarësh e Cotten është ende e pallogaritur, duke bërë që shumë njerëz të spekulojnë se ai falsifikoi vdekjen e tij dhe thjesht po fshihet.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë