Politike

Kushtetuesja rrëzon në unanimitet kërkesat e Metës: Do të vendosim për shkarkimin, asnjë gjyqtar s’tërhiqet nga çështja

Gazeta Si – Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Presidentit Ilir Meta për shpalljen e papajtueshmërisë dhe konfliktit të interesit në shqyrtimin e shkarkimit të tij.

Kushtetuesja tha se vendimi për të rrëzuar kërkesat e Presidentit ishte unanim dhe asnjëri prej gjyqtarëve nuk u tërhoq nga shqyrtimi i çështjes së ngritur kundër tij.

Sipas deklaratës së Gjykatës Kushtetuese, kërkesat për shpalljen e papajtueshmërisë dhe konfliktit të interesit për të shtatë anëtarët e saj është e pabazuar.

Meta dorëzoi në Kushtetuese kërkesat për shpallje papajtueshmërie dhe konflikti interesi për të shtatë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, duke cituar mandatin e përfunduar të Vitore Tushës, përplasjen me anëtaren Fiona Papajorgji, një shkrim publik të Përparim Kalos dhe periudhën e zgjedhjes së Marsida Xhaferllarit, Elsa Toskës dhe Fiona Papajorgjit, që sipas Presidencës i vendos ato në kushte papajtueshmërie për vendimmarrje.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë