Gjykata Kushtetuese ka shtyrë seancën e planifikuar për të enjten lidhur me dhënien me koncesion të Parkut Kombëtar të Butrintit.
Kushtetuesja vendosi shtyrjen e kërkesës për Butrintin me argumentin se 36 deputetët firmëtarë si palë në këtë çështje nuk kanë autorizimin për t’i përfaqësuar.
Seanca e radhës është planifikuar të mbahet më 11 korrik.
Kallëzimi Penal është bërë nga Partia Demokratike ku pretendon se në projektin e dhënies me koncesion të kësaj trashëgimie kulturore janë bërë 13 shkelje të konventave ndërkombëtare, asaj të Parisit dhe të Kartës së Qeverisjes vendore.
E pyetur pas shtyrjes së seancës se çfarë ndodh nëse gjykata nuk jep vendimin e pritur nga opozita, deputetja që ka dorëzuar padinë Ina Zhupa u përgjigj:
“Ndërtohen në Butrint restorante, suvenire, bare në një zonë që është e mbrojtur. Hiqet kompetenca për të monitoruar pasurinë tonë kombëtare dhe i lihet në dorë një privati. Çdo gjetje që bëhet në Butrint do të tjetërsohet. Butrintit gjithashtu i hiqet nga kompetenca të gjithë organeve të shtetit. Konventa e Parisit ndalon që fondacionet të marrin në administrim, pra administrimi i pasurive në UNESCO duhet të jenë në administrim nga shteti. Sot Butrinti ka 2 mln dollarë në arkat e veta të mbledhura nga qeveria shqiptare që do t’i kalohen si palë fondacionit të Butrintit”, tha Zhupa
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje