Politike

Kuvend, Balla: Hapim listat, pa pritur Lulzim Bashën

Po flitej për masat e marra ndaj Covid-19, por kryetari i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla, nuk e shkëputi vëmendjen nga debati kryesor politik që lidhet me ndryshimet kushtetuese, paketë që Rama ka premtuar se do ta kalojë të enjten në Kuvend.

Nga foltorja e Kuvendit, Balla tha se PS-ja nesër do të votojë për listat e hapura, konform ndryshimeve të Kushtetutës.

“PD-ja thotë nuk duam ne që ju të votoni ndryshimet kushtetuese se ne duam t’i hapim listat 100%! Po më falni si mund hapen listat 100%  për zgjedhjet e ardhshme, pa u votuar ndryshimet kushtetuese nesër? Këtë Luli nuk e thotë, e fsheh ndërkohë që thotë që paskemi shkelur afatet e Kodit të Praktikave të mira të Venecias që nuk këshillon ndryshime 1 vit para zgjedhjeve!

Po mirë këtë Kodin e Praktikave të mira, Luli e lexon sipas qejfit, sepse nëse do t’i qëndrojmë strikt këtij leximi atëherë ne s’duhet të votonim as ndryshimet në Kodin Zgjedhor, (marrëveshjen e 5 qershorit), sepse edhe ajo i bie  1 vit para zgjedhjeve të ardhshme.

Lulzim Basha nuk e do hapjen e listave, as 100%, as edhe 10% po të jetë në dorën e tij…

… Nga kjo foltore dua t’i them Lulzim Bashës dhe asaj që ai e quan opozitë e bashkuar, se opozitë ka edhe këtu dhe monopolin e opozitës nuk mund ta marrë askush,  dua t’i them se nesër ne do t’i hapim listat. Ky parlament ka detyrën ndaj shqiptarëve të hapë listat nesër, e enjte 30 korrik, pa pritur Lulin,” tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë