Politike

Kuvend/ Votohen marrëveshjet me Mbretërinë e Bashkuar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe

Kuvendi ka votuar me 101 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim, projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes financiare në kuadër të partneritetit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga këshilli i ministrave, dhe Komisionit Evropian, për rregullat specifike të zbatimit të asistencës financiare të BE-së, për Shqipërinë në kuadër të instrumentit për asistencën e paraanëtarësimit (IPA iii).

Po ashtu me 101 vota pro, 0 kundër, 0 abstenim, është votuar projektligji ‘për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet këshillit të ministrave të republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe, për bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe luftës kundër terrorizmit.

Ndërsa me 99 vota pro, 0 kundër 0 abstenim është miratuar marrëveshja për ratifikimin e Memorandumit të mirëkuptimit, ndërmjet këshillit të ministrave të republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga ministria e Brendshme e republikës së Shqipërisë, dhe qeverisë së mbretërisë së bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, të përfaqësuar nga ministria e punëve të Brendshme, për shkëmbimin e informacionit për qëllime të lidhura me migracionin.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë