Kuvendi ka hapur procedurat për zëvendësimin e gjyqtarit Altin Binaj në Gjykatën Kushtetuese, për shkak të përfundimit të mandatit të tij.
Mandati i Binajt përfundon në fillim të qershorit, ndërsa në prill përfundon mandati i Përparim Kalos. Kalo dhe Binaj zëvendësuan në Kushtetuese mandatet e lëna përgjysmë nga Fatos Lulo dhe Besnik Imeraj, i pari i shkarkuar nga vettingu dhe i dyti i dorëhequr.
Vakanca e Kalos i takon presidencës, e cila njoftoi të premten hapjen e garës.
Kandidatët duhet të zotërojnë të paktën diplomën e nivelit të dytë të arsimit të lartë në drejtësi dhe të mos kenë ushtruar funksione politike në administratë, apo pozicione drejtuese në parti përgjatë 10 viteve të fundit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje