Politike

Kuvendi i dërgon shkresën SPAK: Alqi Bllako nuk është më deputet

Kuvendi i Shqipërisë i ka hapur rrugë arrestimit të Alqi Bllakos. Përmes një letre zyrtare Kuvendi informon SPAK se anulimi i mbledhjes së Këshillit të Mandateve për Rregulloren dhe Imunitetin u anulua, pas dorëzimit të mandatit nga Alqi Ballako.

Kuvendi informon se Alqi Bllako tashmë është pa imunitet, pasi mandati i një deputeti mbaron kur ai dorëzon mandatin.

Alqi Ballako dorëzoi imunitetin ditën e mërkurë(30 mars) pasi pati paralajmëruar më herët se do të përballet me drejtësinë si qytetar i lirë.

Fillimisht Nikolla anuloi një mbledhje të Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve pas dorëzimit nga Bllako të mandatit. Por më pas 5 deputetë të PD kërkuan mbledhjen e Këshillit, ndërsa Nikolla u përgjigj se nuk ka më çështje.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë