Kryetari i Forumit Rinor i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ishte kandidati i tretë më i votuar në PD në zgjedhjet e 25 Prillit me 11602 vota.
Ai ishte edhe anëtar i Komisionit Zgjedhor për mbarëvajtjen e garës për kreun e PD-së.
Belind Këlliçi është shprehur së fundmi se analiza zgjedhore në Kuvendin Kombëtar të 17 Korrikut duhet të përfshijë të gjithë drejtuesit politikë të partisë.
“Tashmë zyrtarisht do të nisë procesi në çdo qelizë dhe në çdo degë. Duhet parë edhe performanca e drejtuesve politikë. Gjithsecili duhet të mbajë përgjegjësinë e vet, jo çdo gjë ka qenë perfekt, duhet bërë një analizë e vërtetë. Të gjitha këto do t’i bëhen të ditura Kuvendit Kombëtar që do të mbahet me 17 korrik.
Analiza e masakrës zgjedhore dhe aksioni opozitar janë çështje që do të jenë kryeteme e diskutimit në Kuvendin Kombëtar.
Duke nisur tek faktimi i masakrës elektorale, tashme kemi 40 kallëzime në SPAK dhe nuk kemi një informacion se çfarë stadi janë. Të gjitha këto janë tema të diskutimit të Kuvendit Kombëtar dhe duhet të hartojë një plan dy apo 4 vjeçar për të rrëzuar një herë e mirë këtë regjim. Sa kohë Edi Rama qëndron në krye të kësaj qeverisje është në dëm të qytetarëve shqiptar.
Ne duhet të shkojmë para anëtarëve tonë për të dhënë llogari dhe për të bërë një analizë të vërtetë secili duhet të mbajë përgjegjësi për rezultatin dhe e gjitha kjo do të bëhet për rritjen e performancës dhe jo për prerje kokash…”tha Këlliçi në një prononcim për “Report Tv”
Këlliçi garoi në Tiranë në disa zona dhe ai proces sa i duket i ka nxjerrë disa përfundime edhe për aleatët.
“Mendoj se aleatët nuk janë lënë mënjanë, kanë qenë të privilegjuarit nga ana e PD. Nëse do kishin pasur në disa vende të caktuara kandidatë të PD, do të kishin pasur një performancë shumë herë më të lartë. Procesit të analizës nuk duhet t’i nënshtrohen vetëm drejtuesit e PD-së, por edhe aleatët dhe çfarë kontributi kanë dhënë” tha Këlliçi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje