Kryetari i PD-së, Lulzim Basha mblodhi Kuvendin e thirrur prej tij në Pallatin e Kongreseve.
Më shumë sesa një Kuvend për vendimet që do të marrë, Kuvendi i 18 dhjetorit ishte një force mbështetje për të me delegate që mbushën sallën e madhe dhe shume demokratë që qëndronin në holin e Pallatit të Kongreseve ne të dy katet e saj.
Ata ishin më të shumtë në numër sesa nga Kuvendi i fund korrikut
“Basha, Basha”, “Poshte komunizmi”, “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, “Rama ik” ishin disa nga thirrjet e delegatëve që e priten Bashën me entuziazëm të madh.
Ajo që ra në sy në Kuvendin e PD ishte edhe kodi i veshjes, që mbizotëronte ngjyra e zezë dhe blu e erret nga drejtuesit kryesore te PD-së.
Gjatë këtij Kuvendi nuk pati flamuj të PD-së përvec dy; atij shqiptar dhe atij te BE-së që dy te medhenj shin vënë në pjesën kryesore te sallës
Sot do të votohet për miratimin e një rezolute që ka si qëllim mos angazhimin e personave non grata në strukturat drejtuese, që do të thotë përjashtimin e Sali Berishës nga Këshilli Kombëtar ku është anëtar aktualisht.
Janë gjithashtu edhe tre pika të rendit të ditës:
“1- Vendimmarrje mbi situatën politike si edhe marrjen e masave për të mbrojtur interesin e PD, duke mos lejuar që problemet apo interesat personale të secilit anëtar të dëmtojnë interesat elektorale dhe politike të PD dhe agjendën e saj politike në përballjen me regjimin e Edi Ramës.
2-Miratimin e Aksionit Politik për të ardhmen e Partisë Demokratike dhe shpalljen e Platformës Qytetare për demokraci, për rikthimin e legjitimitetit dhe demokracisë në vend si edhe ndërtimin e mekanizmit të bashkëpunimit me të gjitha forcat e shoqërisë në përballjen me regjimin e Edi Ramës, i cili në aleancë me krimin e organizuar ka shkatërruar çdo mjet të funksionit demokratike të shtetit shqiptar dhe po nxit braktisjen masive të vendit , kryesisht nga të rinjtë.
3-Miratimin e programit organizativ të Partisë Demokratike për të përgatitur strukturën e partisë për zgjedhjet e ardhshme, sipas Objektit ‘Partia Demokratike, partia e demokratëve dhe çdo shqiptari të ndershëm-Forca e vetme politike që do të sjellë ndryshimin në Shqipëri”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)











Lini një Përgjigje