Politike

Kuvendi Kombëtar, Noka: Mblodhëm 4200 firma, i shtuam 150, numri do shkojë në 5000. Bardhi: Zyrtarisht, nuk ka asnjë firmë në PD

Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka dhe ish deputeti Gent Strazimiri të shoqëruar nga Arben Ristani thanë se rruga me e mire për të bërë transparencën për firmat e Kuvendit Kombëtar është depozitimi i tyre pranë kryetarit të Këshillit Kombëtar, edhe pse kjo lëvizje nuk është e parashikuar në statut    

“Nën këtë panik ai (Basha) mundohet të sulmojë për t’u mbrojtur është një pakicë, delegatët kanë shprehur vullnetin e tyre, mbrëmë janë dorëzuar 4200 firma, sot janë mbledhur edhe 150 të tjera e të jeni të sigurt që shifra do e kalojë shifrën 5 mijë…

Kuvendi vetëmblidhet dhe e parashikon statuti, mos prisni që në demokraci shumica të paraqitet në rresht te pakica, pakica duhet t’i nënshtrohet vullnetit të shumicës”, tha Noka.

Ndërsa Strazimiri tha: “Kush ka dëshirë dhe kuriozitet të shkojë r’i shohë te zyra e kryetarit të këshillit kombëtar të PD, cilido në këtë godinë që ka kuriozitet apo mosbesim e ka vetëm 20 hapa më larg. Por  verifikimin e bën vetëm Kuvendi përmes komisionit të verifikimit të mandateve.

Çdo interpretim tjetër që i bëhet statutit të PD është efekt paniku, e turpshme që herë herë shkon në shprehje të palejueshme në retorika që s’duhet të ndodhin brenda PD”.

Por vetëm pak minuta më vonë, përmes një konference për shtyp, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi tha se zyrtarisht në PD nuk ka asnjë firme te depozituar për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, duke njoftuar edhe rrugën.  

“Jo vetëm që nuk janë depozituar 1/4 e firmave, por në momentin që flasim s’ka asnjë firmë të depozituar. Unë e di ku qëndron problemi i mos depozitimit zyrtar në protokollin e PD. Se ka në keqkuptim nuk vijnë firmat në zyrën e sekretarit të përgjithshëm, vijnë në protokoll. Nëse këto firma do ekzistonin do ishin depozituar dje”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë