Politike

Kuvendi mblidhet më 4 maj, ndër çështjet e ditës 12 dekrete për kthim ligji të Presidentit Meta

Kuvendi ka vendosur të mblidhet për herë të parë më 4 maj pas zgjedhjeve të 25 prillit.
Në urdhëresën e firmosur nga kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi shkruhet se në rendin e ditës janë 12 akte normative që lidhen me buxhetin e vitit 2021, vaksinat, rindërtimin, letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë, regjistrin e pronarëve përfitues, pajisjen e qytetarëve shqiptarë me pasaportë për jashtë shtetit apo etj.Ndërkohë po në rendin e ditës janë dhe 12 dekrete për kthim ligji nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta, duke nisur nga vlerësimi kalimtar i Policisë, Gardës dhe SHÇBA, tek ndryshimet në Kodin Penal, Kodin e Procedurës Civile, Kodin e Procedurës Penale si dhe organizimin e funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, Gjykatave apo Prokurorive.



Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë