Kuvendi ka rihapur garën për Avokatin e Popullit dhe emrat që qëndrojnë ende në “tave” shumica janë ata para dështimit të negociatave PD-PS, me disa hyrje të reja emrash si Vitore Tusha e larguar tashmë nga Gjykata Kushtetuese, apo avokati Sokol Hazizaj.
Për të votuar emrin e ri të avokatit të popullit duhet bashkëpunim mes mazhorancës dhe opozitës, me 84 vota.
Kandidatët që kanë shfaqur interes janë: Lefterie Luzi; Alket Jaupi; Besim Ndregjoni; Robert Gajda; Endri Papajorgji; Sokol Hazizaj; Drita Avdyli; Ilir Rusmali; Vitore Tusha; Dardan Mustafa; Edison Frangu; Erald Aga dhe Tartar Bazaj.
Nga grupi parlamentar i PD-së ende nuk është zyrtarizuar një emër për Avokatin e Popullit.
Sesionin e kaluar parlamentar PS-PD dështuan në gjetjen e një emri të përbashkët, kjo edhe për një arsye akoma më themelore se brenda vetë grupit të PD-së nuk kishte bashkëpunim për emrin e Ledio Brahos të cilin nuk e firmosi as vetë kryetari i grupit parlamentar, Enkelejd Alibeaj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje