Rend dhe Ligj

Laboratori i kanabisit në Mbrostar, arrestohet pronari i banesës

Policia e Fierit ka arrestuar pronarin e banesës së laboratorit të kanabisit në Mbrostar të Fierit, Aleksandër Kapaj.

Ai ishte prej 1 muaj e gjysmë në kërkim.

Më 1 maj të vitit 2020, Policia e Fierit zbuloi një laborator që ishte në funksion të kultivimit të bimëve narkotike.

Gjatë operacionit u vunë në pranga 2 autorë të dyshuar, u shpallën në kërkim 2 të tjerë dhe u proceduan penalisht 3 elektricistë.

Më parë janë arrestuar grua e bir Qamile dhe Anxhelo Kapaj, teksa Aleksandër Kapaj ishte në kërkim pasi banesën bashkërisht e kishin kthyer në laborator kanabisi.

Para 1 muaj e gjysmë, Policia gjatë operacionit “Laboratori” tek Ura e Mbrostarit zbuloi banesën me 312 rrënjë kanabisi.

Në kërkim vijon të jetë bashkëpunëtori i familjes Kapaj, kosovari Brahim Faredini kurse Anxhelo Kapaj është në arrest me burg, ndërsa e ëma në arrest shtëpie.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë