Lacio fitoi me përmbysje 2-1 ndaj Kaljarit, duke u kthyer te fitorja pas 5 ndeshjesh. Skuadra e Tares dhe Strakoshës blindon kështu vendin e katërt dhe siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve, por ka ende shanse reale për vendin e dytë në kampionat.
Në fund të pjesës së parë, Simeone e çon topin në rrjetën e Strakoshës, i ndihmuar edhe nga një devijim i Luiz Felipes. Milinkoviç-Saviç barazon sapo nis pjesa e dytë me një gjuajtje të fuqishme, kurse Imobile shënon golin e fitores për Lacion në minutën e 60-të, pas një asisti të Luis Albertos. Në fillim Kaljarit iu anulua një gol i shënuar direkt me goditje dënimi nga Zhoao Pedro, por arbitri kishte bërë me shenjë se ishte një goditje që duhej ekzekutuar me dy takime.

Strakosha bën një pritje vendimtare. Ai tregon reflekset e tij, duke devijuar në goditje këndi një goditje me kokë të Ionitës në shtyllën e tyre. Portieri i Kombëtares shqiptare është vlerësuar me notën 6 për paraqitjen e bërë në këtë ndeshje, ku Lacio ka rigjetur buzëqeshjen. Vendi i katërt tashmë është i sigurt, por në ndeshjet e mbetura do të tentohet vendi i dytë, pasi Atalanta është vetëm 2 pikë përpara, kurse Interi i vendit të tretë 1 pikë përpara.
Imobile ka shënuar golin e 31-të në këtë kampionat, duke kaluar Kristiano Ronaldon, i cili nuk realizoi në humbjen 2-1 të Juventusit në Udine. Sulmuesi i Lacios është në garë për “Këpucën e Artë” të Europës dhe tani objektivi i tij është që të kalojë edhe Robert Levandovskin e Bajern Mynihut.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje