Futboll

Lacio-Inter sfida e mbrojtjeve më të mira, Strakosha pikë referimi

Titulli kampion në Itali është një garë treshe mes Interit, Juventusit dhe Lacios. Dy të parët kryesojnë pas 23 javësh me pikë të barabarta, nga 54, kurse Lacio ka 1 pikë më pak. Të dielën Lacio pret Interin në “Olimpico” dhe ka mundësinë më të mirë ta kalojë, nëse e mund.

Sigurisht, shtypi sportiv në Itali po i kushton rëndësi kësaj sfide që mund të jetë përcaktuese në garën e titullit. Në një prej artikujve të “Gazzetta Dello Sport” evidentohet portieri Tomas Strakosha si një nga pikat më të forta të kësaj skuadre në luftën për titull. Portieri i Kombëtares shqiptare dhe prapavija e skuadrës së Inzagit në tërësi është më e mira e kampionatit, bashkë me atë të Interit.

Artikulli i “Gazzetta dello Sport” për Strakoshën. Gazeta Si, 13 shkurt 2020

Të dielën përballen dy mbrojtjet më të forta të Serisë A, me nga 20 gola të pësuar në 23 javë kampionat. “Interi është i paralajmëruar, me Strakoshën Lacio është e blinduar prapa”. Ky është titulli i artikullit të prestigjiozes italiane. Në sfidën e kësaj jave do të mungojë dueli mes Strakoshës dhe Handanoviçit, pasi slloveni i Interit është i dëmtuar dhe portën zikaltër do ta mbrojë Padeli.

Strakosha gëzon një formë shumë të mirë aktualisht. Ai e kaloi momentin e vështirë të gafës në derbin me Romën dhe pritet që ndaj Interit të tregojë vlerat e veta më të mira. Një fitore e mundshme e Lacios, do të thotë 2 pikë avantazh nga Interi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë