I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak shpreson se me presidentin e zgjedhur Joe Biden do të ketë një bashkëpunim më të mirë mes Brukselit dhe Uashingtonit lidhur me Ballkanin.
“Me zgjedhjen e një presidenti të ri dhe administratës, ne presim që të kthehemi në pozicionin shumë të mirë të bashkëpunimit më të afërt të mundshëm me partnerët tanë të SHBA-së në të mirë të vendeve dhe popujve të rajonit”, tha Miroslav Lajçak në një diskutimin virtual organizuar ngaUniversiteti Johns Hopkins.
Lajçak tha se çdo marrëveshje që mund të arrihet mes palëve duhet “të jetë e bazuar në parimet dhe vlerat evropiane sepse përveç normalizimit të marrëdhënieve, qëllim po aq i rëndësishëm është të afrojë Kosovën dhe Serbinë më pranë Bashkimit Europian”.
Megjithatë ai qartëson se nuk është dakord me filozofinë që për çfarëdo që palët bien dakord, “ne duhet ta pranojmë sepse ne (BE) jemi gjithashtu mbrojtësi i vlerave europiane”.
“Ne duhet të sigurohemi që rezultati përfundimtar do t’i afrojë ata me Bashkimin Europian dhe jo t’i çojë më larg anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe se produkti përfundimtar, marrëveshja përfundimtare do të jetë e pranueshme për vendet anëtare të BE-së dhe gjithashtu për vendet e rajonit”, tha ai.
Një alternativë që nuk do t’i plotësonte këto parametra sipas tij ishte ideja e shkëmbimit të territoreve.
“Ne jemi këtu për të qenë pjesë e një zgjidhjeje evropiane, një zgjidhje për shekullin 21 dhe jo zgjidhje që bazohet në shekullin e 19-të”, përfundoi ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje