Komplikohet situata në prag të Lojërave Olimpike Tokio 2020 për shkak të Coronavirusit, pais rastet po shtohen. Dy sportistë rezidentë në fshatin olimpik kanë rezultuar pozitivë në testin e Covid-19, ndërkohë që të premten është në program starti i Olimpiadës.
Lajmi është bërë i ditur nga komiteti organizator i Tokio 2020. Kombësia e tyre nuk është bërë e ditur, por është saktësuar se nuk bëhet fjalë për sportistë japonezë. Gjithashtu, një sportist i tretë ka dalë pozitiv, por ai nuk ndodhet në fshatin olimpik.
Struktura e fshatit olimpik do të presë 11 mijë sportistë nga e gjithë bota për Lojërat Olimpike, mes tyre edhe 9 sportistë nga Shqipëria. Kryeqyteti japonez ndodhet aktualisht në gjendje emergjence dhe do të vazhdojë kështu deri më 22 gusht, për të minimizuar përhapjen e virusit. Janë konfirmuar rreth 40 raste të infektimit nga Covid-19 ditët e fundit, por deri dje nuk kishte sportistë pozitivë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje