Humbja e thellë me Mançester Sitin e ka tronditur fort pozicionin e Frenk Lampard te Çelsi. Drejtuesit e klubit londinez po vlerësojnë me qetësi situatën, nëse duhet vazhduar me Lampard në stol, por duhet të ndryshojnë trajner. Është një moment delikat, pasi Çelsi ka shpenzuar shumë në merkato dhe nuk po arrin rezultate.
Pronarit rus të bluve të Londrës, Roman Abramoviç, duket se i ka sosur durimi me Lampard dhe sipas shtypit britanik, ish-mesfushori është në rrezik të madh shkarkimi. Madje, që tani kanë nisur të lakohen emrat e kandidatëve për të marrë drejtimin e Çelsit dhe në “Stamford Bridge” mund të vijë gjermani Tomas Tuhel, i cili është shkarkuar pak ditë më parë nga PSG.

Pas 17 javësh kampionat, Çelsi mban vendin e nëntë në Premier Ligë, me 26 pikë. Në fakt, zona Champions është vetëm 3 pikë larg, por paraqitja e skuadrës në javët e fundit ka lënë për të dëshiruar. Në tri ndeshjet e fundit, londinezët kanë marrë vetëm 1 pikë, duke pësuar 2 humbje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje