Futboll

Laporta i bindur për qëndrimin e Mesit, befason edhe me çështjen e trajnerit

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka folur në konferencë shtypi për gjithë temat që lidhen me ekipin, duke nisur nga çështja e Lionel Mesit: “Leos i kemi bërë një ofertë për rinovimin e kontratës. Meriton më shumë dhe mund të fitojë më shumë, por dëshira e tij për ta bërë Barcelonën të madhe do të thotë se po e vlerëson shumë sforcon që po bëjmë.

Mendoj se është entuziast për projektin tonë, që është baza. Jam mjaft optimist për qëndrimin e tij. Nuk është një çështje parash, por e të pasurit një skuadër që mund të fitojë gjithçka. Dhe kjo është ajo që ne po përpiqemi të bëjmë”, – ka theksuar presidenti i katalanasve.

Mesi dhe Koeman. Gazeta Si, 29 maj 2021

Në Spanjë ishin të bindur se Laporta do të njoftonte shkarkimin e trajnerit Koeman, por ai ka lënë të hapur çdo portë: “Me Ronaldin kam qenë shumë i qartë, por përpiqemi të kuptojmë çfarë duam për sezonin e ri. Profili i tij na kënaq, por po vlerësojmë gjithçka në 360 gradë. Nuk e përjashtoj mundësinë e qëndrimit të tij, por do të shohim, sepse jam këtu vetëm prej dy muajsh e gjysmë dhe duhet të thellohemi për çështjen e tij”.

Më tej, për fushatën e blerjeve, presidenti Laporta ka thënë: “Nuk mund të mendohet që pas një sezoni të tillë të mos ndodhë asgjë. Javën e ardhshme do të njoftojmë zyrtarisht përforcimet e reja”. Me katalanasit pritet të bashkohen holandezët Depai dhe Uijnaldum.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë