Futboll

Laporta kërkon sërish Barcelonën, zbulon prapaskenën e Mesit me Interin

Juan Laporta ka konfirmuar sot se do të kandidojë për presidencën e Barcelonës në zgjedhjet që do të zhvillohen më 20 dhe 21 mars 2021. Drejtuesi katalanas e ka udhëhequr si president këtë skuadër nga 2003-shi deri në 2010-ën, kur vendosi të mos rikandidonte.

Gjatë një konference për shtyp, Laporta ka zbuluar edhe një prapaskenë në lidhje me yllin e Barcelonës, Lionel Mesin, të cilit i mohoi kalimin tek Interi. “Në jetë mund të ndodhë gjithçka. Sigurisht, ka oferta nga klube të tjera, ka pasur gjithmonë oferta. Në vitin 2006 Interi ofroi 250 milionë euro për Mesin. Kujtoj që ai më tha: ‘Dua që t’i vendosësh se çfarë duhet të bëj, si një baba’. Dhe unë i thashë të qëndronte, sepse te Barcelona do të luante për lavdinë”, – u shpreh Laporta.

Laporta kur prezantonte Ronaldinjon te Barcelona. Gazeta Si, 30 nëntor 2020

Më tej ai tregoi planet e tij për ringritjen e klubit: “Kemi një plan për ta kapërcyer situatën dramatike ekonomike të klubit. Dua para së gjithash të ribashkoj gjithë barcelonizmin. Nuk mund të rregullojmë botën, por mund ta bëjmë më të mirë. Dhe duam ta bëjmë me pasion, punë dhe dashuri. Plani ynë është t’u rikthejmë lumturinë njerëzve. Nuk është thjesht një premtim elektoral. Është një impenjim etik, civil, moral dhe social”, – theksoi Laporte, që dëshiron të rimarrë presidencan katalanase.

“Mesi? – ka shtuar Laporta, – askush nuk e vë në dyshim që e do klubin. Respektojmë njëri-tjetrin, por nuk kam folur ende me të. Kurt ë bëhen zgjedhjet dhe duke shpresuar të jem president, do të flas me të”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë