Doni Lautaro Martinezin? Ok, atëherë na jepni Grizmanin! Barcelona po insiston për të veshur me fanellën katalanase sulmuesin argjentinas të Interit. Nga ana tjetër, klubi italian, që nuk dëshiron të privohet nga një lojtar i rëndësishëm për të tashmen dhe një element kyç për të ardhmen, provokon spanjollët.
Sipas asaj që shkruan “Gazzetta dello Sport”, emri i sulmuesit francez, i cili kaloi te Barcelona nga Atletiko Madrid për 120 milionë euro, nuk është lakuar më parë në tratativat për të “amortizuar” 111 milionët e nevojshme për të blerë Lautaro Martinezin. Ideja për një shkëmbim të mundshëm mes dy sulmuesve ka lindur tani. Operacioni është i komplikuar, gjithsesi, duke ditur dëshirën e argjentinasit për të qëndruar tek Interi, pavarësisht se joshet nga ideja për të luajtur me Mesin. Pengesa më e madhe në këtë operacion është rroga e Grizmanit, i cili aktualisht përfiton 17 milionë euro.

Gjithmonë në aksin Barcelonë-Milano, nga Spanja vjen lajmi se Interi ka rinisur bisedimet për afrimin e mesfushorit Arturo Vidal, një nga të preferuarit e trajnerit Antonio Konte, i cili dëshiron të ketë në grup kilianin, ashtu si te Juventusi. “Interi dhe Arturo Vidal janë në bisedime”, – shkruan e përditshmja spanjolle ‘Sport’. Barcelona është e interesuar ta përfshijë këtë futbollit në tratativat për Lautaron, por Interi synon të mbyllë gjithçka direkt me futbollistin. Zikaltrit tentuan ta merrnin Vidalin edhe disa muaj më parë, por katalanasit e blinduan me një kontratë deri më 30 qershor 2021.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje