Bota

Lavrov: Në Ukrainë nuk ka luftë por ‘operacion special’

Sergei Lavrov, ministri i jashtëm rus ka thënë se vendi i tij nuk e konsideron veten në luftë me NATO-n.

Agjensia ruse e lajmeve, RIA, ka raportuar  se Lavrov tha që një zhvillim i tillë do të rriste rrezikun e luftës bërthamore,  por kjo gjë sipas tij nuk mund të lejohet.

Lavrov ka shtuar se Rusia nuk po kërcënon askënd me luftë bërthamore, por akuzon vendet perëndimore për një gjë të tillë.

Ministri i Jashtëm fajëson bisedimet e ngecura të paqes me Ukrainën, e ai e quan këtë një dëshirë të Kievit për të “luajtur vazhdimisht lojëra”,
Rusia e konsideron agresionin në Ukrainë si “operacion special” dhe jo luftë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë