Politike

‘O legen, do të kallëzoj penalisht’… Debati i plotë brenda grupit të PD, përplasen Çollaku dhe Sula (videon e poston Erion Braçe)

Deputetët e Partisë Demokratike, Dashnor Sula dhe Kreshnik Çollaku janë përplasur me njëri-tjetrin pas mbylljes së komisionit të Punëve të Jashtme në Kuvend.

Nga pamjet e publikuara Çollaku dhe Sula shfaqen teksa shkëmbejnë replika që i drejtohet si “lëngaraq, servil dhe legen”, ndërsa Sula e cilëson kolegun si “mashtrues”.

Deputeti Çollaku i thotë Sulës se do të bëjë kallëzim penal ndaj tij pasi ky i fundit e cenoi fizikisht, duke e kapur një sekond nga krahu.

“Deputeti qëllon deputetin”, tha në nerva e sipër Çollaku duke i kujtuar Sules edhe disa tendera.

Është dashur edhe ndërhyrja e një prej pjesëtarëve të Gardës së Republikës për të ndarë dy deputetët e opozitës.

Dashnor Sula: E ke dh*!

Kreshnik Çollaku: Pusho o Dash! O dash, pusho se ta them dhe gjënë tjetër, dhe më keq. Mos hyj në këto, bëj punën tate ate bej…Të foli njeri, a te foli njeri?

Dashnor Sula: O udhëheqësi i madh! O udhëheqësi i madh…

Kreshnik Çollaku: Mos më fol si trim or burrë se e di unë ça je, O Dash mos or burrë me mu.

(Deputeti Dashnor Sula e cënon nga krahu me dosje, ndërhyn punonjësi i Gardës)

Dashnor Sula: Ta pres fytin po ik tashi…(ne debat e siper)

Kreshnik Çollaku: Ik tashi, unë bëj kallëzim penal.

Dashnor Sula: Ça ke, hë?

Kreshnik Çollaku: O langaraq, po ik o dreq se le kokrrën e nomit! (Garda e largon deputetin)

Dashnor Sula: Servil, legen!

Kreshnik Çollaku-deputetëve të opozitës: A e pe ça bëri?

Dashnor Sula: Ti shajte, ça të bona ty mor çun?!

Kreshnik Çollaku: O legen!

Dashnor Sula: Vazhdo, vazhdo…

Kreshnik Çollaku-Gardës: Deputeti qëllon deputetin!

Dashnor Sula: Ku të qëllova mor, ku të qëllova? O mashtrues!

Kreshnik Çollaku: Ik mor palaço!

Dashnor Sula: Ti je mashtrues mor ti

Kreshnik Çollaku: Po te flas si njeri mashtron diten me diell shko hap mesazhet e Edi Ramës ti, palaço!

Dashnor Sula: Ee belaaaaa…

Kreshnik Çollaku: Palaço, bën si demokrat, si opozitar..

Dashnor Sula: O mashtrues, o mashtrues!

Kreshnik Çollaku: Se në darkë çon mesazhe, hapi letrat të shohim ku i ke tenderat…?

Debati ka nisur me herët ku deputetët e grupit Bardhi-Berisha nuk kanë lejuar zhvillim normal të punimeve, duke i rënë tavolinës me duar.

Sula iu drejtua Çollakut, i cili nuk bën pjesë te deputetët demokratë që bllokojnë punimet.

“Jeni bërë dele mo Niku”, i tha Sula deputetit që ishte ulur ne komision për të vijuar zhvillimin normal të komisionit.

Çollaku replikoi duke i thënë Sulës se nuk e bën Ina Ramën presidente, duke iu referuar një propozimi të hershëm të Sulës për emërimin e ish-kryeprokurores si kryetare të shtetit.

Sula i kthehet duke thënë se është krenar për propozimin e tij, ndërsa debati më tej u zhvendos në korridorin jashtë sallës me tonë të larta.

Opozita ka njoftuar se nuk do të lejojë që punimet në Kuvendin e Shqipërisë të zhvillohen normalisht derisa të plotësohen kërkesat e tyre.

Ata thonë se opozitës i janë shkelur të drejtat kushtetuese, duke mos lejuar ngritjen e komisionit hetimor, përzgjedhjen e bashkëkryetarit të reformës zgjedhore, si dhe kërkojnë gjithashtu që mos ndërhyhet në punët e brendshme të PD.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë