Gazeta Si – Dhjetë ‘Super Bowl’ të luajtur, 7 prej të cilëve të fituar, por kjo është ndoshta arritja më e madhe e ‘highlander’-it të futbollit amerikan.
Tom Bradi vazhdon të magjepsë, duke e udhëhequr Tampa Bei në fazën e play-off-it. Aron Roxhers mundi Minesota është një hap larg fazës, që një muaj më parë dukej shumë larg për Grin Bei. Fenomenët pa moshë nuk tradhtojnë, ashtu si trajneri Beliçik, që ka çuar Nju England te fitorja ndaj Majemit.

Tampa Bei mundi Karolinën 30-24. I pabesueshëm Bradi. Në moshën 45-vjeçare ka fituar Division, me 4 ‘touchdown’ të shënuar. Ka luajtur 10 ‘Super Bowl’ dhe ka fituar 7, por të arrinte play-off-in me këtë mënyrë me ‘Bukanirs’, në këtë moshë, me shumë dëmtime, është arritja e tij më e madhe.
Ai orkestroi përmbysjen e radhës për këtë sezon, këtë herë nga 10-21 në çerekorëshin e fundit. Tri hedhje për Majk Evans nga 63, 57 dhe 30 yards dhe mbylli llogaritë me QB tradicionale. Kaloi pengesat e Kris Goduin dhe fitoi titullin e 19-të të divizionit në karrierë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje