Gazeta Si – Rreth gjashtë javë më parë njoftoi zyrtarisht tërheqjen nga futbolli amerikan, pas një karriere të jashtëzakonshme, por legjendari Tom Bredi ka ndërruar mendje. Ai do të kthehet të luajë në moshën 44-vjeçare me Tampa-n, që ia kishte lënë vendin të lirë.

Rikthimin e ka lajmëruar vetë Bredi me një postim në rrjetet sociale, ku shkruan: “Gjatë dy muajve të fundit kam arritur në konkluzionin se vendi im është në fushë dhe jo në tribunë. Ai moment do të vijë, por jo tani. I dua shokët dhe familjen time, që ma bën gjithçka të mundur. Kthehem në sezonin tim të 23-tënë NFL, me Tampa-n. Puna nuk ka përfunduar ende”.
Nëse për shtypin sportiv amerikan tërheqja e Bredit nuk ishte një surprizë, madje ishte paralajmëruar prej tij, ky vendim i fundit i legjendës është vërtet befasi. Ai e kishte lënë një derë të hapur dhe tani do të synojë Super Bowl-in e 8-të në karrierë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje