Lotët e Vardit në momentin e vërshëllimës së fundit. Puthja e kapitenit Morgan, kur shkon të marrë medaljen dhe dëshiron t’i japë dorën princit Uilliam, i cili me buzëqeshje i kujton normat anti-Covid. Brendan Roxher triumfon me të tijtë. Dhe goli i belgut Juri Tielemans në portën e Kepas, një kryevepër që vlen Kupën e Anglisë, atë me numër 140 dhe të parën për Leiçesterin.
Ishte një pasdite që në Leiçester do ta kujtojnë gjithmonë, një pasdite që shënon edhe rikthimin e publikut në shkallët e stadiumit, më shumë se 20 mijë në “Wembley”. Një event me rëndësi simbolike për rikthimin drejt normalitetit të plotë, edhe pse në Britaninë e Madhe është shtuar shqetësimi për përhapjen e variantit indian, që ka shkaktuar viktimat e para në vendin që është para të gjithëve me vaksinimin.
Nuk ishte një finale e bukur, mbi të gjitha për faj të Çelsit. Tuhel këtë herë ka gabuar me zgjedhjet fillestare, si Verner titullar për shembull. Pjesa e parë ka pak për të thënë, ndërsa në të dytën Leiçesteri mori komandën e lojës dhe në të 63-ën, Tielemans krijoi hapësirë dhe lëshoi një gjuajtje të fortë e të pakapshme. Tuhel nisi ndërrimet dhe Çiluell, goditi shtyllën, Shmeikel bëri një pritje shumë të bukur ndaj Mount, ndërsa goli i Çiluell në minutën e fundit u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje. Përfundimisht, triumfon Leiçesteri.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje