Politike

Lëshohen në hapësirë satelitët Albania 1 dhe Albania 2, Rama: U tha, u bë

Ashtu siç kishte paralajmëruar kryeministri Edi Rama, dy satelitët Albania 1 dhe Albania 2 janë lëshuar në orbitë, në fillim të këtij viti. 

Sipas kryeministrit Edi Rama është lëshuar nga ‘Cape Canaveral’, Florida raketa Falcon 9, misioni i përbashkët i SpaceX Transporter 6, që transporton për në hapësirë edhe satelitët tanë Albania 1 dhe Albania 2. 

Rama ka publikuar edhe pamjet nga nisja e dy satelitëve.

“Ja dhe kjo, u tha, u bë! Sapo është lëshuar nga Cape Canaveral, Florida raketa Falcon 9, misioni i përbashkët i SpaceX Transporter 6 që transporton për në hapësirë edhe satelitët tanë, Albania 1 dhe Albania 2”, njoftoi ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë