Ish-gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Admir Thanza rezulton i dënuar për vjedhje në Itali. Ky fakt konfirmohet nga letërporosia e mbërritur nga shteti italian.
Dënimi i Thanzës u zbulua gjatë procesit të Vettingut, nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit. Ish-gjyqtari Thanza u shkarkua nga Vettingu më 17 korrik 2018.
Tashmë, Prokuroria pritet të vendosë për dërgimin e çështjes në gjyq me akuzën e falsifikimit të formularit të dekriminalizimit. Në formularin e dekriminalizimit Thanza nuk kishte deklaruar dënimin.
Admir Thanza ishte dënuar në Itali me 40 ditë burg për vjedhje në bashkëpunim në vitin 1999, kohë në të cilën ishte dhe gjyqtar në Gjykatën e Shkodrës. Thanza nuk e kishte deklaruar në formular këtë dënim, por për rastin, përpara anëtarëve të KPK-së tha se vjedhjen e kishte kryer kunata e tij, por ai e mori përsipër për të ndihmuar nipin e tij të sëmurë që po kurohej në Itali, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje