Politike

Letra e Ramës që “theu” protokollin për tu riafruar me Albin Kurtin

Lëvizja Vetëvendosje publikoi të dielën letrën e urimit që Kryeministri Rama i ka dërguar Albin Kurtit, pas fitores në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Që në fillim të letrës, Rama ka thyer përshëndetjen protokollare duke i bashkëngjitur kreut të letrës; “I nderuar z.Kurti” një përshëndetje me shkrim dore; “I dashur Albin”

Rama e ka uruar Kurtin për fitoren teksa shkruan se dëshiron që qeveria e re të shënojë zhvillime domethënëse në përballimin e sfidave transatlantike të Kosovës si dhe në dialogun e bashkëpunimin me fqinjët.

Ndër të tjera ai shkruan se beson që bashkëpunimi mes dy vendeve të thellohet në të gjitha fushat.

“Dua të besoj se bashkëpunimi ynë do të zgjerohet e thellohet në të gjitha fushat e në të gjitha nivelet dhe duke ju uruar se fundmi, por jo për nga rëndësia shëndet e frymëzim në punën tuaj”, thuhet në letër.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë