Futboll

Lëvizja e fundit, nëse Mbappe shkon tek Real Madrid, Ronaldo kalon tek PSG

Merkato e transferimeve të futbollistëve mbyllet më 1 shtator dhe deri atëherë thashethemet për Cristiano Ronaldon ka shumë të ngjarë të vazhdojnë.

E fundit vjen nga Spanja, pikërisht nga AS, e cila shpjegon sesi e ardhmja e portugezit lidhet drejtpërdrejt me atë të Mbapé -s.

Sipas asaj që po raportohet nga mediat spanjolle, Blancos do t’i paraqesin një ofertë të fundit PSG -së më 30 gusht në përpjekje për të sjellë Kylian Mbappe në Madrid. Në rast se operacioni do të ishte i suksesshëm, atëherë, Al-Khelaïfi mund të përqëndrohej te sulmuesi i Juventusit (me të cilin ai është një mik shumë i mirë) për zëvendësimin e tij, duke krijuar kështu një treshe tjetër të ëndërruar Neymar, Messi dhe Cristiano Ronaldo


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë