Mbi 7,000 raste të abuzimit ose dhunës verbale apo fizike, raportohet të kenë ndodhur në shkollat dhe universitetet e Britanisë së Madhe
Lëvizja “MeToo” e studentëve britanikë së shpejti mund të kthehet në “një skandal të përmasave kombëtare”. Dhe këtë nuk e thotë një tabloid, por Simon Bailey, një nga shefat e policisë britanike, i cili ndër të tjera ushtron edhe detyrën e oficerit të Mbretërisë së Bashkuar për mbrojtjen e fëmijëve dhe adoleshentëve, raporton “La Repubblica”.
Bailey foli për “Times” për një temë tronditëse që po diskutohet prej ditësh tashmë që lidhet me fenomenin e ngacmimit, përdhunimit, seksizmit, veçanërisht në shkollat dhe universitetet në Britani. Ku, sipas Bailey, shumë raste janë “mbuluar” për të mbrojtur reputacionin e shkollave.
Më pas ka pasur një dyndje ankesash, që u regjistruan nga faqja e internetit “Të Gjithë Të Ftuar”, një platformë e krijuar posaçërisht në fund të vitit të kaluar për të raportuar abuzimet e cfarë do lloji duke ruajtur anonimatin.
Ditët e fundit raportohet se ka pasur dyndje raportimesh, nga vajza por edhe djem, madje edhe nga një fëmijë nëntë vjeç: ato variojnë nga ngacmimet fizike dhe verbale, deri në abuzime dhe përdhunime, në disa raste madje pasi viktimat janë droguar.
Së fundmi ankesat erdhën, megjithëse në një përqindje më të vogël, edhe nga të rriturit, të çdo seksi. “Kjo tregon se është një problem universal”, tha Soma Sara, një aktiviste e re që themeloi sitin “Të Gjithë Të Ftuar”, për BBC, “sepse ka pasur një rritje të qartë të rasteve dhe në grupmoshat e tjera”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje