Rend dhe Ligj

Lëvizje në Policinë e Shtetit, ndërrohen disa drejtorë qarku dhe kufiri

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka firmosur urdhrin për ndryshime në kupolën e Policisë së Shtetit.

Lëvizjet e firmosura nga kryepolici prekin disa drejtori në qarqe dhe postet drejtuese të kufirit në Tiranë, Korçë dhe Gjirokastër, Berat dhe Fier.

Pas skandalit, që fillimisht solli ndalimin dhe më pas gjykata e liroi nga qelia dhe e pezulloi Enkeleda Toskën, të akuzuar si të implikuar në trafikun e arabëve, në vendin e saj në drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit në Tiranë u emërua Arben Ibro.

Ferdinad Mara nga kabineti i drejtorit të përgjithshëm është emëruar drejtor i policisë Korçë në vendin e Lorenc Panganika.

Neritan Nallbati nga drejtor i standardeve është emëruar drejtor policie në Berat në vendin e Hasan Ahmetit.

Bledar Çeliku nga drejtor kundër trafikut dhe narkotikëve në drejtorinë e përgjithshme shkon drejtor policie në Fier.

Andon Marku ish-drejtor në Fier shkon drejtor kufiri në Korçë.

Drejtori i kufirit Korçë Arben Joca shkon drejtor kufiri në Gjirokastër.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë