Ka ndodhur

Lëvizte me armë zjarri në zonën ku banonte, arrestohet 25-vjeçari në Vaun e Dejës

Gazeta Si – Një 25-vjeçar i dyshuar më parë, për përfshirje në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve është arrestuar, pasi lëvizte me një armë zjarri kallashnikov.

Policia në Vaun e Dejës, thotë se u njoftua se në fshatin Vig, një shtetas lëvizte me armë zjarri me vete, në zonën ku banonte, duke shkaktuar panik te banorët.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale, në kuadër të këtij operacioni, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi, E. N., 25 vjeç, banues në Vig.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë