Ka ndodhur

Lezhë, plagoset me thikë në Shëngjin 24-vjeçari

Në Shëngjin, pak pas mesnatës, në rrethana të paqarta, është goditur me një mjet prerës, thikë shtetasi M.P.,24 vjeç, banues në Lezhë, i cili ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë, ku kanë bërë shoqërimin në Komisariat të disa personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen, si dhe janë siguruar disa kamera sigurie.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë