Politike

Lezhë, Salvador Kaçaj: Më zunë pritë dy persona. Njëri prej tyre i armatosur

Gazeta Si – Ish-kryebashkiaku i Shëngjinit, Salvator Kaçaj, ka denoncuar në Policinë e Lezhës se teksa po lëvizte me makinë në aksin Lezhë-Milot me dy persona të tjerë, dy automjete i kanë zënë pritë duke i zënë rrugën.

Sipas tij, drejt tij kanë ardhur dy persona me vrap, nga ku njëri ka qenë i armatosur.

Policia thotë se rreth orës 18:00, Salvador Kaçaj 56 vjeç, banues në Lezhë ka qenë, duke lëvizur me mjetin e tij së bashku me djalin dhe shoferin, në aksin rrugor Lezhë-Milot.

Sapo ka kaluar vendin e quajtur M+, dy automjete i kanë dalë përpara, duke i bllokuar rrugën. Nga automjetet kanë zbritur dy persona të panjohur prej tij, ku njëri prej tyre është afruar me vrap në drejtim të mjetit të tij dhe dyshohet se në dorë mbante një pistoletë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë