Bota

Libani zhytet në errësirë, vendi në krizë energjitike prej disa ditësh

Libani është zhytur në errësirë të plotë ​​dhe nuk sheh rrugëdalje nga një krizë e paparë ekonomike që ka hedhur gjysmën e popullsisë nën kufirin e varfërisë dhe ka paralizuar vendin.

Tre muaj pas ndërprerjes së fundit të përgjithshme elektrike, dy termocentralet kryesore, Zahrani dhe Deir Ammar, përkatësisht në jug dhe në veri të Libanit, u mbyllën përsëri për shkak të mungesës së karburantit. Kështu, kryeqyteti rrezikon të qëndrojë pa eneregji për disa ditë.

Në fakt, autoritetet libaneze nuk kanë burimet ekonomike për të paguar për importet e karburantit në dollarë amerikanë. Para rënies së mëtejshme të dy impianteve, banorët kishin vuajtur për më shumë se dy orë ndërprerje të eneregjisë.

Një vend pa energji elektrike do të thotë gjithashtu spitale të paralizuara, pajisje të ndaluara dhe një alarm shëndetësor që shton krizën financiare. Qeveria në fakt kishte shpallur zyrtarisht kolapsin që në mars 2020, përfshirë dhe efektet e shpërthimit shkatërrues në portin e Bejrutit më 4 gusht 2020, kur 2.750 tonë nitrat amoniumi, të grumbulluar në kontejnerë për vite me radhë, u hodhën në erë.

Mbi dyqind njerëz u vranë, një e treta e banorëve u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre dhe porti u paralizua. Gjashtë milionë banorë janë nën terr dhe vetëm 5 mijë shtëpi po marrin energji nga prodhimi i 200 megavat.

Ndërprerjet e energjisë elektrike kanë qenë një problem në Liban që prej fundit të luftës së viteve, për çka vendi i vogël mbështetet në importet e karburanteve.

Shumë libanezë mbështeten në gjeneratorë privatë që punojnë me naftë, pasi telashet me dritat i kanë të vazhdueshme.

Një gjë është e mjaftueshme për të kuptuar situatën në të cilën gjenden libanezët: fuqia blerëse e punonjësve publikë, e paguar në lira, ka rënë. Një pagë që në vitin 2019 ishte me vlerë rreth një mijë dollar, sot vlen 80.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë