Politike

Liderët e Ballkanit darkë pune me Borrell në Nju Jork, mungon kryeministrja serbe

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë të martën në një darke pune me liderët e Ballkanit Perëndimor dhe kryediplomatin europian, Josep Borell.

Përfaqësuesi i BE raportohet se ka mbledhur liderët e Ballkanit Perëndimor në Nju Jork ku po mbahet edhe Asambleja e Përgjithshme e OKB-së. Në këtë takim ka marrë pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, si dhe presidentët maqedonas dhe malazez, Stevo Pendarovski dhe Milo Gjukanovic

Në një postim në Twitter Borrell thotë se ka organizuar darkën me përfaqësuesit e shteteve të Ballkanit për të diskutuar për situatën në rajon dhe samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor që do të mbahet muajin e ardhshëm.

Megjithatë, në foton e publikuar nga Borrell mungon kryeministrja serbe Ana Brnabic, e cila ndodhet në Nju Jork në Asamblenë e OKB.

“Ky ishte takimi i dytë i tillë i organizuar nga Përfaqësuesi i Lartë, pas darkës joformale në Bruksel në maj. Përfaqësuesi i Lartë dhe udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor patën një shkëmbim të hapur mbi situatën në rajon dhe marrëdhëniet BE-Ballkani Perëndimor, gjithashtu në dritën e Samitit të ardhshëm BE-Ballkan Perëndimor muajin e ardhshëm. Ai siguroi një mundësi për të diskutuar pritjet për anëtarësimin në BE. Përfaqësuesi i Lartë nënvizoi nevojën për një angazhim të fortë si nga partnerët e Ballkanit Perëndimor ashtu edhe nga Bashkimi Europian dhe Shtetet Anëtare për të kapërcyer dinamikat aktuale dhe për të çuar procesin përpara”, thuhet në njoftimin e Shërbimit të Jashtëm të BE-së.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë