Futboll

Liga e Europës/ Kumbulla kundër Ajaksit, me fat Mançester J dhe Arsenali

Roma, skuadra e vetme italiane e mbetur në Kupat e Europës, ishte pa fat në shortin e çerekfinaleve të Ligës së Europës. Skuadra e Marash Kumbullës, mbrojtësit të Kombëtares, do të përballet me Ajaksin, një kundërshtar më shumë përvojë në kompeticionet europiane. Nëse e kalon turin, në gjysmëfinale me shumë mundësi Roma do të sfidojë Mançester Junajtid.

“Djajtë e kuq”, që eliminuan Milanin, në çerekfinale ndeshen me spanjollët e Granadës, që rrugëtimin e tyre historik në Europë e nisën nga Durrësi. Anglezët janë favoritë absolutë për kualifikimin. Me fat në short ishte edhe Arsenali, që luan ndaj Sllavias së Pragës, një prej surprizave të fazës së 1/8-ve në Ligën e Europës.

Skema e Ligës së Europës deri në finale. Gazeta Si, 19 mars 2021

Dinamo e Zagrebit, pas eliminimit të bujshëm të Totenhemit, do të sfidojë Vilarrealin në çerekfinale. Ndryshe nga Championsi, Liga e Europës e ka të përcaktuar skemën deri në finale. Ndeshjet e para të fazës çerekfinale luhen më 8 prill, kurse ato të kthimit një javë më pas.

Katër ndeshjet e çerekfinaleve
Granada-Mançester J
Arsenal-Sllavia Pragë
Ajaks-Roma
Dinamo Zagbreb-Vilarreal


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë