Futboll

Liga e Europës/ Roma eliminon Ajaksin, në gjysmëfinale ndaj M.Junajtid (video)

Roma në “parajsë”. Skuadra e vetme italiane në dy kompeticionet europiane ia ka dalë të eliminojë Ajaksin mes drithërimave dhe ankthit, duke barazuar 1-1 në “Olimpico”, por falë fitores 1-2 në Holandë, ka kaluar më tej. Asnjë surprizë në tri ndeshjet e tjera, ku janë kualifikuar Mançester Junajitd, Arsenali dhe Vilarreali.

Skuadra e Fonsekës ka vuajtur shumë në ndeshjen e sotme, deri në sekondat e fundit. Pas fillimit të pjesës së dytë, Ajaksi gjeti golin me Brobei, i cili sapo kishte hyrë në fushë. Situata u komplikua për Romën, por goli i Xhekos, i 30-ti për të me këtë skuadër në Europë, solli baraspeshën. Ajaksi shënoi edhe një gol tjetër me Tadiç, por që iu anulua nga VAR-i. Në fund, festë dhe lot gëzimi për lojtarët e Romës së Kumbullës, që mungon për shkak dëmtimi.

Arsenali, pas barazimit 1-1 në Angli, ka treguar supermacinë e tij në fushën e Sllavias së Pragës, duke fituar thellë, 0-4. Mançester Junajtid ka përsëritur fitoren 2-0, si në ndeshjen e parë ndaj spanjollëve të Granadës. Pas dy fitoresh ka kaluar në gjysmëfinale edhe Vilarreali, që ka eliminuar kroatët e Dinamos së Zagrebit. Në gjysmëfinale Roma do të ndeshet me Mançester Junajtid, kurse Arsenali me Vilarrealin.

Liga e Europës, çerekfinalet
ROMA-Ajaks 1-1 (2-1)
MANÇESTER JUNAJTID-Granada 2-0 (2-0)
Sllavia Pragë-ARSENAL 0-4 (1-1)
VILARREAL-Dinamo Zagreb 2-1 (1-0)
Gjysmëfinalet
Roma-Mançester Junajtid
Arsenal-Vilarreal


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë